Derbi i Londrës pa fitues, Chelsea edhe një karton të kuq

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 19:27 | Nga

Chelsea dhe Arsenali janë ndarë sot në një barazim 0-0 në “Stemford Bridge” në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Premier Ligës angleze. Loja në përgjithësi ka qenë e barabartë, me Arsenalin më superior në pjesën e parë dhe me Chelsean që krijoi më shumë në të dytën.

Blutë e Londrës e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga David Luiz në minutën e 87. Ky ishte kartoni i tretë i kuq për Chelsean në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që 3 kartonët e mëparshëm të kuq kanë dashur plot 73 ndeshje që të merreshin. Gjithashtu kjo ishte hera e parë që kampionët e Anglisë nuk shënojnë në një ndeshje në shtëpi nën drejtimin e Antonio Kontes.

Pas këtij takimi, Chelsea mban vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa Arsenali renditet i 12-i me 7 pikë.

Arsenal's Danny Welbeck receives treatment for an injury

Cesc Fabregas plays a ball away from Aaron Ramsey

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme