Derbi më i madh anglez zë skuadrat në formë të ndryshme

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se ndeshja ndaj Liverpoolit do të jetë mundësi e mirë për ekipin e tij që t’i kthehet fitores pas rënies alarmante kohët e fundit. Derbi më i madh i Anglisë, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Old Trafford” prej orës 17:30 në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues.

Dallimi në formë mes dy klubeve më të suksesshme të futbollit anglez është i madh, me Liverpoolin në krye të tabelës me tetë fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe Manchesterin që në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe zë vendin e 12-të me nëntë pikë. Liverpooli që është kampion në fuqi i Evropës, është në seri prej 17 fitoreve rresht në kampionat, derisa Manchesteri këtë edicion ka startin më të dobët në tri dekadat e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Për ndeshjen me Liverpoolin, skuadra e Manchesterit nuk do të ketë në dispozicion të lënduarit Paul Pogba e David De Gea, por trajneri Solskjaer insiston se ekipi i tij nuk do të mposhtet. Në fakt, Manchesteri në tetë ndeshjet e fundit me Liverpoolin, ka vetëm një fitore – 2:1 në mars të vitit të shkuar në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme