Derbi në Ligën e Kampionëve: Dortmund – Inter, formacionet e mundshme

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi dhe Interi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane në këtë takim do të jetë nikoqir i Nerazzurëve në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.

‘Milionerët’ janë shumë me fat, pasi do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispoziconin, për dallim nga Interi që ka mungesa.

Antonio Conte nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Alexis Sanchez.

Barcelona është lider i Grupit F me shtatë pikë, Interi dhe Borussia Dortmundi kanë nga katër dhe Slavia është me vetëm një.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Hitz; Piszczek, Akanji, Zagadou, Hakimi; Witsel, Delaney; Hazard, Gotze, Brandt; Alcacer.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; Lukaku, Martinez.

Të ngjashme