Dermaku, pasi nuk luajti me Kosovën, kërkon rastin te Shqipëria

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Kastriot Dermaku ishte në stol te Kosova në barazimin pa gola ndaj Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku, në hapje të fushatës në Ligën D të Ligës së Kombeve të UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndeshjes Dermaku u largua nga kampi i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe nuk ishte në përbërje për ndeshjen e 10 shtatorit, të cilën Kosova e fitoi në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe me shifrat 2:0.

Nga Federata e Futbollit e Kosovës e po ashtu përzgjedhësi Bernard Challandes nuk u qartësua largimi i Dermakut, që për herë të parë ishte i grumbulluar me Kosovën.

Dhe të martën befasisht emri i Dermakut është gjendur në listën e Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Pra, Dermaku ka kaluar nga Kosova te Shqipëria. Ai në fakt vetëm kthehet te Shqipëria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme