Deschamps: S’kam fjalë për ta përshkruar zhgënjimin

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 00:33 | Nga

Didier Deschamps ka thënë se nuk ka justifikime për humbjen në finale nga Portugalia

“Përkundër se ishim lodhur, ky nuk është arsyetim. Ne kishim shanse për të shënuar, sidomos ajo shtylla nga Gignac. Kishim raste ashtu si edhe Portugalia, por fatkeqësisht ata e shfrytëzuan”, tha Dechamps.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë zhgënjim. Natyrisht që jemi të dëshpëruar dhe do të duhet kohë për ta tejkaluar këtë. Fituam së bashku, vuajtëm së bashku dhe sot, fatkeqësisht, humbëm së bashku”, shtoi trajneri i Francës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme