Dëshira e fundit e Nikki Lauda ishte të varroset me uniformën e kuqe të ferrarit

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Sot paradite, në Vienë u krye funerali në nder të një prej legjendave të Formula 1, Niki Lauda.

Lauda u shpall tre herë kampion bote.

Ai u nda nga jeta  ditë më parë, në moshën 70-vjeçare.

Funerali në fillim do të jetë i hapur për publikun dhe më pas do të jetë privat, vetëm për familjarët e miqtë.

Dëshira e fundit e Niki Laudas, ka qenë ajo që të varroset i veshur me uniformën sportive ngjyrë të të kuqe, me të cilën u shpall kampion në vitet 1975 dhe 1977, kur voziste makinën Ferrari (titullin e tretë e fitoi me McLaren, 1984), shkruan Der Standard përcjellë Klan Kosova

Imazhi i fundit që familjarët, miqtë dhe kolegët do ta kenë për kampionin e trefishtë do të jetë një shofer 28-vjeçar, që u shpall kampion në Formula 1, më shumë se 40 vite më parë.

Në  ceremoninë e varrimit ishin ish-presidenti i Formula 1, Bernie Ecclestone, ish-shoferi austriak Gerhard Berger, ikona e filmit Arnold Schwarzenegger, princi Alberto i Monako, presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, Lewis Hamilton, Toto Wolff si dhe aktori Daniel Bruhl.

Ky i fundit interpretoi Niki Laudan në filmin me titullin “Rush” dedikuar pikërisht ish-shoferit austriak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme