Dëshpërimi i lojtarëve që ngjallën ëndrrat e një populli të tërë

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Kosovës kanë përjetuar një dëshpërim të madh pas humbjes nga Çekia në Plzen.

‘Dardanët’ që bënë që Kosovën ta njoh e gjithë bota, ishin shumë afër historisë, ku kërkonin kualifikimin për Euro 2020 përmes kualifikimeve nga faza e grupit.

Kosova edhe pse kishte avantazhin, nuk arriti ta mbante duke u përmbysur nga Çekia, që në fund fitoi 2:1, për së siguruar një vendin në Kampionatin Evropian.

Humbja ndaj Çekisë, ka bërë që të ketë zhgënjim të madh te futbollistët e Kosovës, që dhënë gjithçka për të realizuar ëndrrën e një populli.

Zhegrova, Vojvoda e të tjerë u panë në lot pas kësaj ndeshje.

Mbështetje djemve iu dhanë ‘Dardanët’ që ishin në tribunat e stadiumit në ‘Plzen’.

‘Faleminderit, faleminderit, faleminderit’ ishin thirrjet e ‘Dardanëve’ drejtuar lojtarëve, që me ndeshjet e tyre emocionuan një popull të tërë, e bënë të ëndërrojë me sakrificën dhe maksimumin e tyre dhënë në fushë.

Të ngjashme