Dështimi i transferimit të Muriqit në Brugge, nuk janë në pyetje testet mjekësore

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Ka dështuar transferimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, nga Lazio te Club Brugge.

Disa medie raportuan se Muriqi nuk i ka kaluar testet mjekësore.

Por drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se nuk janë në pyetje testet mjekësore.

“Testet mjekësore nuk kanë qenë në pyetje, por Brugge në çastet e fundit ka ndërruar mendje”, ka shkruar Sadiku.

Kujtojmë se transferimi i Muriqit te Club Brugge u flit pas një sezoni të mirë që ai pati në Mallorca pas huazimit nga Lazio.

Të ngjashme