Dështon përfundimisht marrëveshja për shkëmbimin Politano – Spinazzola

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja mes Interit dhe Romës për shkëmbimin mes Matteo Politanos dhe Leonardo Spinazzolas, përfundimisht ka dështuar.

Edhe pse ka pasur bisedimesh për dy ditë e gjysmë, klubet nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

Palët nuk ishin në gjendje të gjenin një marrëveshje për numrin e paraqitjeve të lojtarëve në klubet e reja, që u bë edhe shkas i mungesës së marrëveshjes.

Politano është ende në Romë për arsye personale, ndërsa Spinazzola në orën 16:00 është nisur për në kryeqytet.

Kanë qenë drejtorët, Petrachi dhe Marotta që nuk kanë arritur marrëveshje për huazim me detyrim blerje, pasi kuota prej 15 ndeshjeve që të zhvillohen nga secili futbollist nuk është arritur.

Oferta e fundit e Romës ishte me huazim pa të drejtë blerje, por që nuk u pranua nga Interi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme