Dështon transferimi i Minas tek Unitedi

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 11:28 | Nga

Manchester Unitedi është tërhequr nga interesimi për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina.

Sipas “Goalit”, kolumbiani ka kërkuar vazhdimisht largimin nga kampioni spanjoll pasi ka luajtur vetëm në pesë ndeshje në sezonin e fundit.

Pas performancës së shkëlqyeshme në Botëror, ku realizoi tre gola, mbrojtësi ka shtyrë përpara kërkesën për largim, duke nxitur interesimin e Unitedit, por që kjo skuadër tash ka kthyer fokusin e plotë kah Toby Alderweireld të Tottenhamit.

Unitedi u raportua se ka shprehur interesim edhe për Harry Maguire.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme