Dest i vendosur të qëndrojë te Barcelona, refuzon tri klube të mëdha evropiane

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Sergino Dest ka përfunduar sezonin e tij të parë si futbollist i Barcelonës.

Mbrojtësi i djathtë amerikan u bashkua me gjigantin katalunas verën e vitit të kaluar nga Ajax për 21 milionë euro.

Përkundër një sezoni jo edhe të suksesshëm, lojtari nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe është i vendosur për të qëndruar në Camp Nou.

Gazeta kataluanse Sport ka raportuar se reprezentuesi amerikan ka refuzuar tri klube të mëdha evropiane.

Juventus, Arsenal dhe Bayern Munich kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, por përgjigja e Dest ka qenë negative pasi ai dëshiron të vazhdojë te Barcelona.

20-vjeçari në sezonin e tij të parë te Barcelona ka zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha garat, por që nuk kishte formë të mirë konstante.

Ish-anëtari i Ajaxit ka shënuar edhe tre gola me klubin kataluans, derisa ka dhënë edhe një asistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme