Detaje të reja rreth marrëveshjes së Interit me PSG-n për klauzolën e Icardit

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja kanë filluar të publikohen rreth marrëveshjes së Interit me Paris Saint-Germain në klauzolën e vendosur për Mauro Icardin, ku duhet paguar 15 milionë euro shtesë nëse ai shitet te një klub tjetër italian.

Parisienët kanë paguar 13 milionë euro për huazimin e sulmuesit argjentinas për një sezon te Nerazzurët, derisa ai shënoi 20 gola në 31 paraqitje.

Në opsion ishte përfshirë blerja me 70 milionë euro, por mediat italiane raportojnë se marrëveshja është përfunduar në shumën e 53 milionë eurove, plus 7-8 milionë bonuse.

Zonja e Vjetër e dëshiron transferimin e 27-vjeçarit qysh nga vera e kaluar, mirëpo Nerazzurët vendosën ta dërgojnë në huazim te kampioni i Ligue 1.

Kështu, Juventusi mund të transferojë atë për një shumë rreth 65-70 milionë euro, në mënyrë që të paguhet edhe klauzola e lirimit të tij. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme