Deti, arma sekrete e Nadalit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:19 | Nga

Ka vetëm një vend që Rafael Nadal vijon të kthehet pas çdo triumfi, humbje, apo dëmtimi. E ai është deti.

I lindur dhe i rritur në Majorka, ishulli më i madh në Spanjë, Nadal ka një lidhje speciale me detin prej ditës që ka lindur.

“Është e vështirë për t’u kuptuar jeta pa patur detin pranë meje” ka deklaruar për CNN 11 herë fituesi i “Ronald Garros” në Francë, pak ditë para se të ngrinte trofeun e 17-të në karrierën e tij.

“Jam gjithnjë i lidhur me detin, unë jam gjithnjë pranë tij e shumicën e kohës sime e kaloi në det”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht se një turnetë botëror të ATP në tenis kërkojnë angazhime disa mujore, Nadal përpiqet që të marrë gjithnjë varkën e tij pranë çdo vendi që udhëton, për të shfrytëzuar maksimalisht qëndrimin e tij në det, transmeton tch.

E jahtin e tij, të quajtur “Beethoven”, në nder të gjyshit, i cili e ka qenë drejtor orkestre dhe i ishte vendosur nofka sipas kompozitorit gjerman.

“Sigurisht, kam pasur mundësinë që ta blej anijen vite më parë, e kjo më jep mundësinë që të kaloj kohën duke u argëtuar me miqtë familje, por edhe të fle në të, pavarësisht se ku ndodhemi”, deklaroi Nadal.

Të ngjashme