Deulofeu dëshiron Interin, por Barça ka një kusht

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 13:33 | Nga

Sipas raporteve në Spanjës, sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu, dëshiron Interin, por klubi katalunas ka një kusht.

Barça është e gatshme të lejojë atë largohet vetëm nëse klubi italian dëshiron të blejë, po huazim me obligim blerje.

Me ardhjen e Philippe Coutinhos, mundësitë që spanjolli të largohet janë shtuar dhe ky është një lajm i mirë për Interin.

Pas huazimit të suksesshëm te Milanit, shumë klube shfaqen interesim për të nënshkruar me atë. Por, sipas Sport, Deulofeu tashmë ka zgjedhur zikaltrit , por problemi i vetëm është Barça.

Gjithsesi agjenti i Deulofeut do të takohet me drejtuesit të klubit spanjoll për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë.

Çmimi i lojtarit është rreth 15 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme