Dhjetë futbollistët më të kërkuar në faqet e filmave për të rritur

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i brendshëm në uebfaqen e filmave për të rriturve kanë thënë se ka qenë shumë e vështirë për të zbuluar se kush ishin më të kërkuarit prej futbollistëve në këto faqe në vitin 2019. Disa mund t’ju befasojnë, të tjerët jo.

Në numrin dhjetë, është vetë fituesi i “Topit të Artë”, David Beckham. Ai ka pësuar një rënie masive në këtë listë që nga viti 2015, kur ai ishte futbollisti i dytë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan SportBible.

Duket se ai po përmirësohet me moshën, por çfarë ndodhi dy vite më parë? Kërkimet e uebfaqessë filmave për të rritur, Pornhub, për David Beckham për herë të fundit patën një rritje në vitin 2018 me 3440% kur ai mori pjesë në Dasmën Mbretërore të Princit Harry.

Në numrin nëntë është futbollisti francez Karim Benzema. Sulmuesi me mjekër që luan në Madrid është mesa duket shumë i kërkuar në faqe të tilla.

Në vendin e tetë është Raheem Sterling. Përkundër faktit se Raheem nuk mund të ndalet së shënuari në Ligën Premier, ai ka tendencën që të jetë një emër shumë i kërkuar edhe në faqet e filmave për të rritur.

Në vendin e shtatë renditet belgu Eden Hazard. Shkathtësitë e tij elitare të driblimit do të thotë se ai mund të përballet me deri në dhjetë burra dhe do të jetë akoma i sigurt se do të dilte në majë.

I gjashti është argjentinasi Paulo Dybala. E ardhmja e këtij futbollisti ishte e pasigurt në Juventus verën e kaluar, por ai ka mbetur në klub pasi një lëvizje në Ligën Premier League nuk arriti të materializohej.

Në vendin e pestë renditet i shpejti Kylian Mbappe. Ai thjesht nuk mund të ndalet së shënuari në Francë, megjithëse mbetet të shihet se si do të rrugëtonte në një ligë shumë më të vështirë jashtë vendit.

Në vendin e katërt është futbollisti i Interit, Alexis Sanchez. Ai dikur njihej për aftësinë e tij për të depërtuar në mbrojtje me lehtësi. Sidoqoftë, përkundër një lëvizje të madhe te Manchester United, Kiliani nuk ka arritur të kopjojë formën e tij të Arsenalit në Old Trafford.

I treti është Mauro Icardi. Ai ka një zakonsiht realizon fotosesione ‘të nxehta’ me gruan e tij dhe ka dëshmuar se di të jetë një flirtues i zoti, pasi fjeti me gruan e shokut të tij të skuadrës.

Në vendin e dytë është Lionel Messi. Ai është i njohur për shkathtësinë e tij në fushën e gjelbër. Ai është përmendur shpesh si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke dëshmuar se madhësia në të vërtetë nuk ka rëndësi. Aftësia e tij e pabesueshme dhe performanca e vazhdueshme në nivelin më të lartë e bëjnë atë një nga më të mëdhenjtë e kohës.

Dhe në fund siç edhe mund të pritet, në vendin e parë si kryesori më i kërkuari në faqet e filmave për të rritur është portugezi Cristiano Ronaldo. Fiziku i tij atraktiv e bën atë që të jetë i pari kryesues i kësaj liste. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme