Di Francesco: Kjo gjë ia fitoj ndeshjen Real Madridit

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Eusebio Di Francesco ka treguar se çfarë nuk shkoi mbrëmë ndaj Real Madridit.

Roma humbi 2 me 0 në shtëpi ndaj Real Madridit, ndërsa Eusebio Di Francesco ka thënë se ata bënë shumë gabime.

“Për dallim nga gabimet individuale, ne sot u futëm në ndeshje me një skuadër shumë të re, me lojtarë që nuk kanë shumë përvojë në këtë garë”, ka thënë Di Francesco.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, nuk mund të vazhdojmë me gabimet e njëjta. Çdo herë ne pranojmë gol të njëjtë, ne e lëshojmë ndeshjen nga dora.

“Këto gjëra më bëjnë shumë nervoz, me vështirësi arrijë t’i shpjegojë ato gjëra.

Nëse ju luani mirë ndaj një skuadre si Real Madrid, ju nuk duhet të bëni gabime të tilla, pasi do të ndëshkoheni dhe do ta humbisni ndeshjen”, ka shtuar më tej trajneri i Romës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme