Di Maria konfirmon të ardhmen e tij

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:34 | Nga
Angel Di Maria ka reaguar pas spekulimeve rreth largimit nga Paris Saint-Germain.

Angel Di Maria ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas spekulohej me largim nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Di Maria ka insistuar se është i vendosur të mbetet në ”Parc des Princes”.

“A jam i sigurt se dua të mbetem në PSG? Për mua nuk ka dyshime, dua të mbetem”, deklaroi Di Maria për “Le Parisien”

“Por, për klubin nuk e di. Realiteti është se familja ime ndihet mirë dhe unë jam i lumtur në Paris”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme