Di Maria nuk është i kënaqur me gjendjen në PSG, dëshiron largimin

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 12:33 | Nga

Sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria duket se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.

Di Maria nuk ka pasur hapësira sa duhet këtë edicion tek PSG falë konkurrencës së madhe.

Transferimet e Neymarit dhe Mbappes në ‘Parc De Princes’, ia kanë pamundësuar argjentinasit formacionin titullar.

Ai ka thënë se është i lumtur në Paris por jo edhe këtë sezon shkaku i minutazhës.

“Jam i lumtur në Paris, por këtë stinor jo aq shumë. Do të më pëlqente të luaja më shumë para botërorit”, ka thënë Di Maria.

Kjo deklaratë e sulmuesit anësorë ka ngjallur edhe spekulimet për një largim të mundshëm të tijin gjatë janarit.

Barcelona mbetet një opsion për Di Marian i cili kërkohet edhe nga dy gjigantët italian Roma dhe Inter.

29-vjeçari ka kontratë ma PSG-në deri në vitin 2019, ndërsa mund të largohet për 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme