Di Maria po pret thirrjen nga Barcelona

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 12:57 | Nga

Pas largimit të bujshëm të Neymarit verën që lamë pas, Barcelona shprehu interesimin për ta blerë Angel Di Marian, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë, duket se argjentinasi i PSG-së ende është duke e pritur një thirrje nga gjiganti katalanas.

“Le 10 Sport” raporton se Di Maria është i palumtur në PSG. Ai nuk duket të jetë në planet e Unai Emeryt dhe mendjen e ka larg “Parc des Princes”.

Thënë këtë, argjentinasi nuk dëshiron të shkojë te çfarëdo klubi… ai e dëshiron Barcelonën. Sipas këtij burimi, Di Maria i na ndalë bisedimet me klubet kineze që janë të interesuara për të. Pse? Sepse është në pritje të Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme