Di Maria pranë transferimit te super-skuadra e Series A

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 14:16 | Nga

Angel Di Maria mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “Mediaset Premium”, Napoli ka shprehur interesim për lojtarin, përcjellë Lajmi.net.

Napolitanët tani e kanë dërguar edhe ofertën e tyre në drejtim të argjentinasit.

Ata i kanë ofruar anësorit kontratë 3-vjeçare, ku Di Maria do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Carlo Ancelotti e do atë në skuadër, pasi që kanë punuar bashkë edhe te Real Madridi.

Kontrata e Di Marias me PSG-në skadon vitin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme