Di Maria transferohet në Serie A

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 15:02 | Nga

Interi pritet ta transferoj Angel Di Maria nga Paris Saint-Germain. Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Interi do ta vazhdojë prsionin mbi yllin argjentinas, Angel Di Maria.

Raportet me PSG janë të shkëlqyeshme dhe klubi parisien është i gatshëm ta shesë yllin argjentinas për një ofertë prej të paktën 50 milionë eurove.

Kurse, Interi vlerëson se blerja e Di Marias është pothuajse e kryer, por mbetet të diskutohen detajet e pagës së lojtarit, i cili në Paris fiton rreth 11 milionë euro në vit.

Ish ylli i Real Madridit është pjesë e Paris Saint-Germain që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme