Di Marzio: S’ka më dyshime, Mbappe refuzon Realin dhe rinovon me PSG-në

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe duket se përfundimisht do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Pavarësisht se francezi besohet se kishte arritur marrëveshje personale me Real Madridin, kjo lëvizje nuk pritet që të ndodhë, transmeton Gazeta Express.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se Mbappe do të mbetet në “Parc des Princes” dhe se për këtë nuk ka më dyshime.

Sipas Di Marzios, vendimi i 23-vjeçarit për të qëndruar te PSG-ja u mor pas kthesës së djeshme, kur filluan raportimet për arritjen e marrëveshjes mes klubit francez dhe ish-sulmuesit të Monacos.

Gazetari nga “Sky Sport” është shprehur i bindur se përgjigja e Mbappes për Real Madridin është negative tashmë.

Ai gjithashtu tha se një njoftim zyrtar mund të bëhet gjatë ditës së sotme. 

Të ngjashme