Diego Costa afër huazimit te Fenerbahçe

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 12:32 | Nga

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, raportohet se është shumë afër huazimit te ekipi turk Fenerbahçe.

Gjatë tërë verës ishte raportuar se Costa pas mosmarrëveshjeve me Antonio Conten, po kërkonte transferimin te Atletico Madridi dhe pak para kalimit në Spanjë, ai do të huazohet te gjiganti turk.

Sipas gazetës turke Hurriyet, Costa do të fluturojë për në Turqi për të kompletuar huazimin një ditë para se të mbyllet afati kalimtar në ligën turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme