Dinamo e Zagrebit fiton në Rusi

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kampionia e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit e ka fituar ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës. Të enjten mbrëma Dinamo fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Krasnodarit rus. Iyayi Believe Atiemwen shënoi golin e fitores për Dinamon në minutën e 75-të. Bruno Petkoviq shënoi dy gola tjerë për ekipin nga Zagrebi.

Për Krasnodarin realizuan Marcus Berg e Viktor Claesson. Bergu asistoi për golin e dytë.

Ndeshja e kthimit luhet në Maksimir të Zagrebit më 25 shkurt.

Arijan Ademi kompletoi ndeshjen te Dinamo, ndërsa Lirim Kastrati ishte në stol.

Të ngjashme