Disa prej tenistëve më të paguar dhe sukseset e tyre në vitin 2018

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Tenisi është një prej sporteve më të paguara, në të cilin garojnë edhe femrat edhe meshkujt. Yjet e mëdha, si Roger Federer, kanë kaluar shifrën prej 100 milionë euro përfitime gjatë karrierës së tyre, derisa te femrat, Serena Williams nuk është shumë larg, me 77 milionë euro të fituara.

Por, si ishte bota e tenisit në vitin 2018? Më poshtë jua sjellim listën e disa prej tenistëve që kanë fituar miliona dhe kanë triumfuar në disa gara të rëndësishme të këtij sporti.

Rafael Nadal — 7.57 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Triumfi në French Open për të 11-tën herë në karrierë.

Statistikat në vitin 2018: 45 fitore kundrejt katër humbjeve.

Trofetë e fituara në vitin 2018: Pesë (Monte Carlo Masters, Barcelona, Rome Masters, French Open dhe Canada Masters).

Roger Federer — 7.54 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Pozicionimi në vendin e parë në renditje, vetëm pak muaj pasi e fitoi titullin e 20 të madh në karrierë.

Statistikat në vitin 2018: 48 fitore dhe 10 humbje

Trofetë e fituara në vitin 2018: Katër (Australian Open, Rotterdam, Stuttgart dhe Basel).

Alexander Zverev — 7.43 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Triumfi ndaj Novak Djokovic për të fituar në ATP Tour Finals.

Statistikat në vitin 2018: 58 fitore dhe 19 humbje

Trofetë e fituara në vitin 2018: Katër (Munich, Madrid Masters, Washington, ATP Tour Finals).

Simona Halep — 6.47 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Përfundimi i vitit si tenistja më e mirë, si edhe shpallja kampione bote në ITF.

Statistikat në vitin 2018: 46 fitore dhe 11 humbje.

Trofetë e fituara në vitin 2018: Tri (Shenzhen Open, French Open dhe Canadian Open).

Caroline Wozniacki — 5.77 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Fitoi titullin e parë të madh në karrierë, atë të Australian Open.

Statistikat në vitin 2018: 41 fitore dhe 17 humbje.

Trofetë e fituara në vitin 2018: Tri (Australian Open, Eastbourne International dhe China Open).

Juan Martin del Potro — 5.59 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Fitorja ndaj Roger Federer.

Statistikat në vitin 2018: 47 fitore dhe 13 humbje.

Trofetë e fituara në vitin 2018: Dy (Acapulco dhe Indian Wells Masters).

Angelique Kerber — 4.9 milionë euro

Arritja më e madhe në vitin 2018: Fitorja ndaj Serena Williams duke e fituar Wimbledonin që ishte titulli i tretë i madh në karrierë.

Statistikat në vitin 2018: 46 fitore dhe 19 humbje.

Trofetë e fituara në vitin 2018: Dy (Sydney International dhe Wimbledon).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme