Distria e argjentë në Budapest

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja jonë, u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë.

Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Pas pak, Majlinda Kelmendi, lufton për medaljen e bronztë, ndërsa Nora Gjakova për të artën.

Të ngjashme