Distria Krasniqi dhe Dardan Berisha, sportistët e vitit 2020 nga KOK

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 17:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur sportistët e vitit 2020, xhudisten Distria Krasniqin dhe basketbollistin Dardan Berishën, raporton Ekonomia Online.

Çmimin për sportisten më të mirë të vitit 2020, u nda nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe kryetari i KOK, Besim Hasani.

Distria Krasniqi falënderoi Komitetin Olimpik për këtë çmim.

“Është hera e parë që zgjidhem nga Komiteti Olimpik dhe jam e lumtur që përmbylla vitin me gjithë këto suksese”, tha ajo.

No description available.

Ndërsa, çmimin për Dardan Berishën u nda nga ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe nga Memli Krasniqi.

No description available.

Tutje, çmimi për trajnerin e vitit e mori Driton Kuka.

Ai tha se sportistët pas përfundimit të karrierës kanë nevojë për mbështetje.

“Është e papranueshme që Majlinda kur të përfundon karrierën të mbes rrugëve. Ndërtimi Kodit buxhetor të jetë i veçantë edhe për sportistë dhe të investohet në të gjitha sportet sepse barrra bie mbi trajnerat”, tha Kuka.

No description available.

Laura Fazliu është zgjedhur për herë të tretë “Shpresa Olimpike”, në konkurrencën e femrave në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për zgjedhjen e Laureatëve ta vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

No description available.

Në konkurrencën e meshkujve për herë të parë çmimin Shpresa Olimpike e fitoi një karateist.

Bëhet fjalë për Betim Maliqin, që korri mjaft sukses vitin që lamë pas.

 “Suksesin ia atribuojë familjes time dhe njerëzit që më kanë ndihmuar”, tha Maliqi.

No description available.

Latif Demolli e fiton çmimin special për arritjen në sport.

“Përshëndes Komitetin Olimpik. Ky çmim shkon edhe për familjen time. Në olimpiadë do të jetë edhe një anëtar ose dy nga boksi”, tha Demolli.

No description available.

Po ashtu u nderu me një çmim edhe Kombëtarja e Futbollit të Kosovës në kategorinë e vajzave.

No description available.

Kombëtarja më e mirë e vitit te djemtë në basketboll, u nderua nga Gazmend Magjuni nënkreytar i KOK-ut për Kombëtaren e Basketbollit të Kosovës.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme