Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Slam në Paris

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi është mposhtur nga francezja Buchard në finale të Grand Slam në Paris.

Krasniqi u mposht me wazari ndërsa ishte e ndëshkuar me dy kartonë të verdhë (shido).

Ajo e ka fituar medaljen e argjendtë, e cila është e dyta medalje brenda pak kohësh për të.

Ekipi i xhudos kosovare mori pjesë me 4 garues në Grand Slamin e Parisit, me një kapacitet prej 24,000 vendeve për spektatorë.

Njoftimi nga Federata e Xhudos e Kosovës:

Një garë me një atmosferë të mrekullueshme sportive, 5 kontinente pjesëmarrëse, 52 shtete,  285 garues, 154 meshkuj, 131 femra.

Nga Kosova në Grand Slam morën pjesë:

1.Distria Krasniqi (-52kg)
2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)
4.Akil Gjakova (-73kg)

Distria Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon nikoqiren, francezen Anais Mosdier.

Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari në vazhdime medalisten Olimpike në Tokio 2020, britanezen Chelsie Giles.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Zvicrra, Fabienne Kocher.

Krasniqi në finale humbi me Wazaari në vazhdime kundër garueses tjetër nga Franca, Amandine Buchard, medaliste e argjendtë Olimpike në Tokio 2020.

Akil Gjakova (-73kg) në xhiron e parë mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesin nga Algjeria, Messaoud Redouan Dris.

Gjakova në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari në kundër garuesit uzbek Shakhram Akhadov dhe nuk vazhdoi tutje.

Laura Fazliu (-63kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë humbi me Wazaari në vazhdime nga japonezja Masako Doi dhe përfundoi garën.

Flaka Loxha (-57kg) në ndeshjen e parë humbi Wazaari në vazhdime nga çekja, Vera Zemanova e nuk vazhdoi tutje.

Të ngjashme