Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Budapest

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja pejane Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë.

Rrethin e parë, Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytin ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki. Në rrethin e tretë, Distria Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli. Ndërsa në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti izraeliten Shira Rishony.

Ndërsa në finalen e madhe, Krasniqi e mposhti argjentinasen Paula Pareto dhe në këtë mënyrë e rrëmbeu medaljen e artë. Ky është një sukses i madh për xhudon e Kosovës, ani pse sot janë eliminuar Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura.

Të ngjashme