Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi është kualifikuar për në gjysmëfinale në kuadër të xhudos në turneun “Grand Slam” që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi gjendet në kategorinë prej -48kg dhe në çerekfinale është ndeshur me francezen Shirine Boukli ku edhe ka arritur të fitojë. Në gjysmëfinale ajo do takohet me përfaqësuesen e Izraelit, Shira Rishony.

Distria është e vetmja garuese nga Kosova që ka mbetur në garë për medalje pasi që më herët Flaka Logja dhe Shigeki Nakamura pësuan humbje në raundin e dytë. Nakamura në kategorinë prej -66kg kishte përballë kampionin e Evropës 208, sllovenin Adrian Gomboc i cili ia shkaktoi humbjen ndërsa Logja në kategorinë prej -57kg pësoi humbje nga kanadezja me përvojë Jessica Klimkeit, edhe pse e filloi me fitore.

Ndërkaq Nora Gjakova në kategorinë prej -57kg nuk arriti të kualifikohej në raundin e tretë pasi humbi nga francezja Helene Receveaux.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme