Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale, do të garojë për medaljen e bronztë

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi u mposht nga xhudistja britanike, Chelsie Giles në “Golden Score”.

Tani, në luftë për medaljen e bronztë, ajo do të ketë punë me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt, shkruan Gazeta Express.

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim. 

Të ngjashme