Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Distria ka arritur edhe fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” dhe tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike kësaj radhe ka fituar në gjysmëfinale ndaj xhudistes spanjolle Ana Perez.

Me këtë fitore, xhudistja pejane ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Megjithatë, Distria do të luftoj për të na bërë krenarë me një medalje të artë.

Të ngjashme