Distria në finalen e evropianit

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 14:15 | Nga

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar paraqitjen në gjysmëfinale të kampionatit evropian për garuesit deri 23-vjet që të premten nisi në Tel Aviv të Izraelit.

Krasniqi deri në finale të kategorisë deri 52 kilogram ka arritur falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale e mposhti italianen Fabiola Pidroni.

Krasniqi sot e ka edhe luftën finale, ndërsa ajo tashmë është xhudiste e konfirmuar edhe në nivelin senior. Ka plot suksese në xhudo, ndër të tjera edhe titullin e botës për juniore.

E premta ishte ditë garash edhe për Akil Gjakovën. Ai do të zhvilloi luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 73 kilogram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme