Dita e fundit e sezonit në Premierligë: Dominojnë betejat për Evropë dhe për mbijetesë

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës dhe beteja për ta shmangur rënien nga liga janë në fokus në ditën e fundit të sezonit në Premierligë këtë të diele.

Edhe pse fillimisht u druajt se sezoni në Premierligë nuk do të përfundohej fare shkaku i pandemisë koronavirus, kampionati anglez vjen sot me një ditë dramatike finale pas 92 ndeshjeve në 40 ditë.

Leicester City dhe Manchester United në përballje direkte dhe Chelsea luftojnë për dy vendet e mbetura për Ligën e Kampionëve.

Dy prej tri klubeve, Aston Villa, Watford dhe Bournemouth do të bien nga Premierliga.

Wolves dhe Tottenham janë në garë për pozitën e gjashtë, e cila dërgon në Ligën e Evropës.

Jamie Vardy i Leicester është favorit për ta fituar Këpucën e Artë.

Të ngjashme