Dita e Ndeshjes: Epoka Giresse nis ndaj Burkina Faso, Kosova përballet me gjysmëfinalisten e Kupës së Afrikës

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll nis sot aventurën e saj nën urdhrat e trajnerit të ri, Alain Giresse.

Dardanët presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Burkina Faso, e cila më herët gjatë këtij viti pati një aventurë të shkëlqyer në Kupën e Afrikës, duke arritur gjysmëfinalen.

Kosova do të shfrytëzoj këtë ndeshje miqësore për të testuar lojtarët, para ndeshjeve kompetitive që e presin në qershor.

Trajneri Giresse ka paralajmëruar se në këtë ndeshje (dhe atë kundër Zvicrës pas pak ditësh) do të përdoren të gjithë lojtarët që janë në dispozicion. Trajneri dëshiron të shoh çfarë mund të marrë nga lojtarët, por edhe lojtarët duan të shohin çfarë pret trajneri.

Ndeshja mes Kosovës dhe Burkina Faso do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Në këto ndeshje miqësore Kosovës do t’i mungojë Arbër Zeneli, i cili ka pësuar përsëri një lëndim.

Të ngjashme