Dita e Zidanes, Guardiola në “rrezik”

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 09:16 | Nga

Zinedine Zidane është afër që ta thyej rekordin e Pep Guardiolas, për më së shumti fitore të shënuara si skuadër mysafire

Ndeshja mes Getafes dhe Real Madridit, e cila luhet ost nga ora 16:15, do të jetë e veçantë për Zinedine Zidanen.

Trajneri francez  do të ketë shansin të thyejnë një rekord të Pep Guardiolas, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Gazeta Express.

Nëse Real arrin të fitojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes si mysafir, do të bëhej skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton 13 ndeshje radhazi në udhëtim.

Këtë rekord e mbanë Barcelona e Guardiolas e cila kishte arritur 12 fitore radhazi jashtë shtëpisë në sezonin 2011/12 në kampionatin Spanjoll, aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme