Dita kur Xavi ishte shumë afër kalimit te Real Madridi

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Më 10 janar 1999, Barcelona priti Athletic Club në Camp Nou kur trajneri i aëhershëm Louis Van Gaal zgjodhi futbollistin me përvojë Pep Guardiola në vend të një 18-vjeçari, Xavi Hernandez.

Xavi ishte në formë të mirë dhe vendimi i holandezit nuk iu duk i drejtë babait të lojtarit, Joaquin, i cili u ankua te Manuel Angel Romero, skaut i Real Madridit në Katalonjë, në atë kohë.

“Ata nuk e dinë se çfarë lojtari kanë, çfarë lojtari është Xavi, duket se ata shikojnë vetëm Pep”, tha Joaquin për Romero.

“Nesër nëse dëshironi, le të shkojmë në [Real] Madrid”.

Romero ishte një njeri që kishte arritur të sillte shumë lojtarë të talentuar katalanas në Barcelonë. Kur babai i Xavi shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e Van Gaal, Romero iu drejtua Paco Jimenez, i cili ishte një nga njerëzit e besuar të Vicente del Bosque , për t’i kërkuar atij të informonte Los Blancos.

“I thashë Pacos: “A e dëgjove? Tregoji klubit”, tha Romero për MARCA.

“Më shikoi shumë seriozisht. “Çfarë do, të hysh në telashe?”, m’u përgjigj ai.

Xavi u inkudrua gjysmë ore dhe Barcelona siguroi fitoren 4-2 ndaj baskëve. Ajo që Xavi dhe familja e tij donin ishte të kishin sukses në Blaugrana dhe incidenti u harrua shpejt.

“Sigurisht, do të kisha nënshkruar me Xavi”, kujton Romero. “Kam qenë në CE Mercantil dhe kam dashur ta nënshkruaj kur ishte shumë i vogël. Babai i tij ishte koordinator i Terrassa.

“Ne ishim në të njëjtën kategori. Xavi ishte më i vogël, por ai tashmë luante me Alevin A. Ai ishte i mrekullueshëm! Doja të nënshkruaja me të. Fola me babanë e tij, i cili kishte një zdrukthtari metalike dhe biseduam se si ta merrnim djalin. Por më pas z. Oriol Tort mbërriti dhe, logjikisht, ai shkoi në Barcelonë. Ishte ajo që ai ëndërronte dhe dëshironte të bënte”, tregoi Romero.

Të ngjashme