“Djajtë” shënuan 3 gola në 7 minuta, por vetëm barazim

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Manchester United i ka rrëshqitur fitorja nga duart në ndeshjen e kësaj jave në Premier League, në transfertë ndaj Sheffield Utd, takim i mbyllur në barazim 3-3.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke realizuar një gol në pjesën e parë, ndërsa dyfishuan rezultatin me nisjen pjesës së dytë. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe bën një përmbysje të çmendur të ndeshjes, duke realizuar 3 gola në 7 minuta. Fillimisht ishte Williams që realizoi, barazoi Greenwood, ndërsa Rashford e kaloi ekipin e tij në avantazh.

Por kur u mendua se Manchester United arriti një fitore mjaft të rëndësishme, vendasit realizuan në minutën e fundit të ndeshjes, duke i hequr skuadrës së drejtuar nga norvegjezi Solskjaer dy pikë mjaft të vlefshme.

Të ngjashme