Djali i Challandesit nis karrierën e trajnerit

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes i është gëzuar vendimit të djalit të tij për të nisur karrierën si trajner. Jules, 27-vjeçar, ka vendosur të shkojë gjurmëve të babait. Ai është emëruar trajner i ekipit të dytë të klubit zviceran Le Locle, që garon në ligën e dytë në Neuchatelit. Pra është nivel amator.

Ngjashëm karrierën e kishte nisur edhe Bernard Challandes, që me Kosovën po arrin suksese të mëdha. Bernard Challandes, 68-vjeçar, kishte nisur karrierën e trajnerit te Saint-Imier, në vitin 1978.

Challandes fillimisht ishte trajner\lojtar, njëjtë si djali i tij tani.

“Më jep më shumë kënaqësi se që më brengos vendimi i tij. Ne kemi diskutuar këtë së bashku. Ai dëshiron të ketë këtë eksperiencë dhe të shpërndajë disa ide. Ka një qasje të njëjtë si unë”, ka thënë Bernard Challandes për Le Matin.

Pas Saint-Imierit, Bernard Challandes ka punuar te Le Locle, La Chaux-de Fonds, Yverdoni, Young Boysi, Servette, Zvicra-17, U-18, U-21, Zuerichu, Sioni, Xamaxi, Thuni, Young Boysi dhe te përfaqësuesja e Armenisë. Kosovën me shumë sukses e drejton prej vitit 2018.

Zvicerani energjik ka kujtuar fillimin e karrierës derisa ka folur për djalin e tij.

“Shokët nga La Chaux-de-Fonds erdhën për të më marrë pasi më nuk kishin trajner në Saint-Imier. Rezultati? Duhet të kem arritur te 4000 ndeshje”, ka thënë Challandes duke qeshur, që ka folur edhe për karrierën e djalit.

“Ai duhet të mësoj të thotë jo, të bëjë zgjidhje. Si do të reagojë kur gjërat të mos shkojnë mirë? Ai do të zbuloj vet dhe ky është një mësim i mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme