“Djali im është kapiten i Zvicrës, Kosova s’po bëhet e gjallë”

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Arbnor Gecaj është njëri nga shumë futbollistët me prejardhje kosovare që luan për Zvicrën U-17.

Ai është grumbulluar për ndeshjet ndaj Suedisë në Stokholm, së bashku me disa futbollistë tjerë kosovarë.

Express kontaktoi me babain e Arbnorit, Genin i cili gjendet në Stokholm në përkrahje të djalit të tij.

Ai tha se Arbnori është kapiten me U16 e St.Gallen, kurse dje e luajti ndeshjen e parë si kapiten me Zvicrën U17.

“Është kapiten me U16 në St.Gallen, kurse dje e kanë zgjedhë kapiten me Zvicrën U17 për ndeshjen me Suedinë. Janë disa shqiptarë që e përfaqësojnë Zvicrën. Zvicra i përkrahë shumë. Shteti kujdeset shumë për ta, i jep mentalitetin e duhur. Ka shumë futbollistë cilësorë nga Kosova. Ka rini të mirë, të shëndoshë shqiptare këtu” – u shpreh Gecaj.

Tutje, ai tha se Kosova nuk po angazhohet mjaftueshëm, teksa tregoi se nuk ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Është shumë mirë me përfaqësu vendin tënd. Ka plot lojtarë të mirë këtu. Kosova duhet me u angazhu me marrë lojtarë. Kur Zvicra po i merr, masnej po dojnë me i marrë. Ka shku njëri që merret me futboll, i ka marrë disa lojtarë të Ligës së Dytë, e disa që luajnë në Ligë të Parë, kundërshtarë të djalit tim, ata nuk i merrnin. Herën e fundit, djali im ishte duke lujt, e dha një gol me kokë dhe bëri dy asiste nuk e panë fare. Më vike shumë keq me fol me ata njerëz. S’kam pas asnjë komunikim me FFK-në. Nëpërmjet disa njerëzve, disa menaxhera shqiptarë më kanë thirrë, por më shumë jo. Arbnori është pjesë e St.Gallen i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet, ka më së shumti minuta” – tregoi Gecaj.

Në përditësimin e fundit në faqen zyrtare të Zvicrës, pjesë e ekipit helvetik në grupmoshat deri në 17 vjeç janë 16 futbollistë me prejardhje kosovare nga 35 gjithsej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme