Djali i Messit ndjek hapat e babait, fillon shkollën e futbollit

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 10:04 | Nga

Djali i futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messit, Thiago, ka filluar shkollën e futbollit.

Edhe pse tepër i vogël, ai është shfaqur në La Masia, akademinë e Barcelonës dhe për herë të parë është fotografuar pranë topit.

Ajo që u vërejt në ditën e parë të Thiagos në akademinë e Barcelonës është fokusi i tij ndaj lojës së futbollit dhe dashuria me topin.

Thiago shihet vazhdimisht me topin dhe me të pritet që të punojën trajnerët më të mirë të akademisë së Barcelonës.

Edhe Lionel Messi kaloi në akademinë e Barcelonës ku erdhi si 13 vjeçar, për t’u shndërruar më pas në futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave me pesë Topa të Artë të fituar.

Vështirë të thuhet nëse Tiago do të jetë pasardhës i denjë i babait të tij, pasi duhet të kalojë në rrugë të gjatë dhe të mbushë këpucët goxha të rënda të babait të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme