Djelmoshat e përfaqësueses falin xhumanë para takimit me Islandën

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 13:08 | Nga

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë shkuar në njërën prej xhamive të qytetit të Shkodrës.

Ata kanë kryer ritualin fetar të faljes së xhumasë dhe këtë e ka zbuluar Milot Rashica.

Ky i fundit fotografinë e ka publikuar në llogarinë personale në Facebook duke mos e shoqëruar me ndonjë mesazh.

Kosova do të luajë kundër Islandës në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme