Djemtë e artë, 11-shi i lojtarëve nën 23 vjeç

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:29 | Nga

I themeluar si çmim në vitin 2006, ai i FIFA-s për lojtarin më të mirë të ri do të vazhdojë traditën. Në botërorin “Rusia 2018” ky çmim, që jepet për më të mirin deri në moshën 23-vjeçare, është rezervuar për sulmuesin 19-vjeçar të Francës, Kylian Mbappe.

Francezi këtë çmim e fitoi pas Lukas Podolskit (2006), Thomas Muellerit (2010) dhe Paul Pogbas (2014), shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë Mbappe është vetëm një prej të rinjve që shkëlqyen në botërorin “Rusia 2018”.

“The Guardian” ka nxjerrë 11-shin më të mirë të kësaj moshe dhe formacioni dominohet nga lojtarët e Uruguait e Francës.

Francis Uzoho (Nigeria)

Si njëri prej dy portierëve nën moshën 23-vjeçare që u paraqit në botëror, Francis Uzoho zë vendin në ekip përpara Mouez Hassenit të Tunizisë. Uzoho 19-vjeçar, me gjithë eliminimin e Nigerisë në fazën e grupeve, tregoi paraqitje të mira…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme