“Do ta riktheja Guardiolën në Barcelonë”

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Joan Laporta e ka shprehur dëshirën për ta rikthyer trajnerin spanjoll nëse i fiton zgjedhjet në klub

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se do të donte ta rikthejë Pep Guardiolën në klub.

Laporta është duke e kërkuar një tjetër mandat presidencial në klub, shkruan Gazeta Express.

Dhe, ai shpreson që ta rikthejë trajnerin spanjoll, të cilin e kishte emëruar vetë në vitin 2008.

Guardiola ishte mjaft i suksesshëm në “Camp Nou” duke fituar gjithçka me Barcelonën.

Aktualisht, ai është trajner i Manchester Cityt, por pritet të largohet nga aty pas një viti.

Pas largimit nga Barcelona ai ishte emëruar trajner i Bayern Munichut. 

Të ngjashme