Donjeta Sadiku fituese e medaljes së bronztë

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Donjeta është dekoruar me medalje të bronztë, kështu duke ia dhuruar Kosovës medaljen e parë zyrtare për senior në boks.

Boksieria për atë sukses, u shpërblye edhe me 25 mijë dollarë nga organizatori i Kampionatit Botëror, transmeton lajmi.net.

Selektori i Kosovës (femrat), Faton Xhakli, futet në histori për këtë sukses së bashku me trajneren Mariola Sallauka.

Suksesi i Donjetës pritet të hap rrugën edhe boksierëve të tjerë të Kosovës.

Të ngjashme