Donjeta Sadiku me medalje të argjendtë nga Bullgaria

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Boksieria Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme