Donjeta Sadiku përfaqëson për herë të parë Kosovën në Olimpiadë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Kosova për herë të parë do të ketë një boksiere femër që do ta përfaqësojë në Lojërat Olimpike.

Boksierja Donjeta Sadiku do të garoj në festivalin më të madh sportiv në botë, Lojërat Olimpike Tokio 2020, njofton Klankosova.tv.

Donjeta do të garojë në kategorinë e lehtë nga 57 deri në 60 kilogramë, ndërsa është e para që e përfaqëson Kosovën në këtë sport.

Lajmi është bëri i ditur nga Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së boksit në Kosovë i cili i ka uruar shumë suksese boksieres kosovare.

Të ngjashme