Donjeta Sadiku synon të tregohet e suksesshme në Botëror

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra, i cili po mbahet në Stamboll.

Ky eveniment i rëndësishëm ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë deri më 21 të këtij muaji.

Dhe, nesër në ring do të zbresë boksierja më e mirë kosovare, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo në xhiron e parë eliminatore për kundërshtare do ta ketë boksieren nga Japonia, Taguchi Ayaka.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Donjeta është në formë të mirë dhe pret fitore në këtë sfidë.

Nëse e kalon xhiron e parë, në atë të dytë do ta presë fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe asaj nga Republika Dominikane.

Garuesja kosovare do të mundohet të shkojë sa më larg në Botërorin e Stambollit. 

Të ngjashme