Donjeta Sadikut i rrezikohet sërish pjesëmarrja në Botëror

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Boksierja Donjeta Sadiku rrezikon që sërish të humbasë një kampionat botëror për shkak të vizës. Sadiku po synon të marrë pjesë në Botërorin që do të mbahet në New Delhi në Indi nga 15 deri më 25 nëntor, mirëpo delegacioni i Kosovës ende nuk është pajisur me viza dhe po has në vështirësi për të marrë vizat, ka njoftuar të dielën Federata e Boksit të Kosovës.

Sadiku vitin e kaluar kishte humbur Botërorin për të reja që u mbajt në Indi për shkak të vizave. Këtë vit ajo është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, mirëpo prapë është duke hasur në probleme për të marrë vizë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Këtë vit ekipi i Kosovës është pajisur me pasaporta shqiptare për të bërë të mundur hyrjen në Indi dhe për të marrë pjesë në Botëror. Edhe pse kemi dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në Ambasadën e Indisë në Sofje me kohë, nuk kemi marrë asnjë konfirmim”, është thënë nga Federata e Boksit e Kosovës.

Donjeta Sadiku është duke garuar në nivel të të rriturave tash, pasi ka qenë më herët nënkampione e botës për të reja dhe kampione e Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme