Donnaruma: Nëse e dëgjojmë Mancinin, mund ta fitojmë Evropianin

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Italia ka shkëlqyer në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Kombëtarja e udhëhequr nga Roberto Mancini ka marrë shtatë fitore radhazi duke u renditur e para me 21 pikë në grup.

Giggi Donnarumma është padyshim njëri nga lojtarët kryesor të Italisë dhe me pritjet e tij ka qenë fantastik.

Numri një i Milanit dhe Axurëve ka thënë se sekreti i suksesit është trajneri Roberto Mancini.

“Sekreti i kësaj Italie është pa dyshim trajneri Mancini. Është një person me të cilin jemi në sintoni të plotë”.

“Mancinin e ndjekim në çdo hap, por nëse vazhdojmë t’i dëgjojmë dhe të zbatojmë këshillat e tij, sigurisht që në Evropian nuk do të shkojmë për të bërë një figurë të mirë, por për të tentuar dhe ta fitojmë atë. Nëse kjo Itali la pas momentin e saj më të vështirë është vetëm falë Mancinit”, ka thënë portieri italian.

Italianët janë në Grupin J të parët me 21 pikë, ndërsa tri ndeshjet e fundit do t’i luajnë ndaj Litenshtajnit, Bosnjës dhe Armenisë.

Të ngjashme